Analisti britanik paralajmëron Italinë: Mbajeni Asllanin nën vëzhigm, është shumë mirë dhe s’ka frikë

Ish-futbollisti i njohur, tashmë në rolin e analistit, Micah Richards ka folur së fundmi për Kombëtaren shqiptare.

Richards është ndalur më gjerësisht te njëri prej kuqezinjve të Sylvinhos. Analisti britanik shprehet se Kristjan Asllani është një ka pikat e forta të Shqipërisë, me Richards që thekson se mesfushori kuqezi është vërtetë shumë i mirë.

“Shqipëria ka një lojtarë në mesfushë, Asllanin. Është lojtar i Interit, një numër “6”. Është ai që i përzien të gjithë bashkë. Ai është ngjitësi në atë ekip. Nuk jep vetëm pasimet e shkurtra, por ai mund të japë edhe pasime të gjata dhe nuk ka frikë të pasojë topin përpara. Kështu që mbajeni në vëzhgim Asllanin.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Është e vërtetë shumë i mirë në mesfushë. Kam parë klipet e tyre në dy ditët e fundit, ata kanë diçka”, është shprehur Micah Richards.

Kujtojmë që Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi do të luajë kundër Italisë më 15 qershor në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, duke filluar nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us