Arratisja e dy të burgosurve shqiptarë/ Policia greke në “këmbë”, ruheshin në siguri të ulët

Arratisja e dy të burgosurve shqiptarë nga burgu rural i Kassavetia, mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025) ka vënë në lëvizje autoritetet greke. Protothema raporton se dy të arratisurit, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi janë dënuar me shumë vite burgim (deri dhe me burgim të përjetshëm) për grabitje të shumta, zjarrvënie dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve me pagesë.

Dy të burgosurit mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Ndërkohë një prej oficerëve të policisë, që ishte marrë me çështjen e këtij grup kriminal, shprehet se nuk ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos. Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi,”-u shpreh oficeri për zougla.gr.

Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje. Personi i dytë, Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Grupi shqiptaro-grek u akuzua atëherë për vrasjen e një 53-vjeçari grek në Elefsina në 12 mars 2015 dhe grabitjen e bashkëshortes së tij, grabitjen dhe vrasjen e një 75-vjeçareje greke në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një 57-vjeçari në 10 mars 2015 në Spata, grabitjen e një 52-vjeçari dhe tentativën e grabitjes së një 75-vjeçareje në 15 gusht 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një çifti 52 dhe 43 vjeç në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo dhe djegien e një automjeti në 12 mars 2015 në Glika Nera.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us