ARRESTIMET e SPAK në universitetin Bujqësor në Kamëz, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, rektori Sallaku do FLASË para grupit të PS!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.

Kreu i qeverisë ka njofuar se nesër më 26 shkurt, në orën 9:00 do të mblidhet  Grupi Parlamentar i PS, i cili do të dëgjojë me kërkesën e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Sipas kryeministrit, vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.

Postimi i Ramës

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us