Policia ka vënë në pranga aktorin e humorit, Rezart Veleshja. Aktori është arrestuar për mashtrim. Veleshaj ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.





