ARRSH fajëson motin për shembjen në aksin 260 milionë euro Qukës–Qafë Plloçë

Një situatë alarmante u regjistrua në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ku një masiv mali u shkëput dhe bllokoi plotësisht qarkullimin.

Ngjarja është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se ky aks ka kushtuar 260 milionë euro dhe u inaugurua vetëm dy muaj më parë, pas 16 vitesh punime.

Pas shembjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi duke gjetur “fajtorin” e vetëm: motin e keq.

Në reagimin zyrtar, ARRSH deklaroi se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rrëshqitjen e gurëve në km 35 të aksit

ARRSH duhet ta dinte se kushte të tilla atmosferike janë të zakonshme në këtë periudhë dhe duhej të ishin parashikuar në projektim, që rruga të mos dëmtohej me reshjet e para.

Lajme të tjera |  Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

Sipas ARRSH, grupet e punës në terren po vlerësojnë situatën dhe kanë marrë masa për krijimin e një bypass-i të përkohshëm, me qëllim devijimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë. Aksi, sipas njoftimit, është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Në fund, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.

Postimi i ARRSH:

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë dhe shmangni frenimet e papritura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us