As vdekja nuk i bashkon

As homazhet shtetërore për Servet Pëllumbi nuk arritën të bashkojnë politikën shqiptare. Ceremonia në nder të ish-kryetarit të Kuvendit nxori në pah ndasitë e thella mes palëve, me mungesa, prani të fragmentuara dhe mesazhe të ndryshme si brenda opozitës, ashtu edhe në radhët e mazhorancës.

Partia Demokratike ishte e para që e reflektoi, ku në emër të saj u paraqitën dy deputetët e saj, Jozefina Topalli dhe Agron Gjekmarkaj, njëra si ish-kryetarja e Kuvendit që e pasoi Servet Pëllumbin dhe tjetri si nënkryetar aktual.

Ndasitë politike nuk ishin vetëm në kampin opozitar, por edhe në atë socialist. Elisa Spiropali u paraqit e vetme në homazhe duke nënvizuar se nuk kishte ardhur si deputete e PS-së.

Lajme të tjera |  Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Teksa Spriopali po jepte mesazhin e saj, në homazhe u paraqit grupi parlamentar i PS-së, me Taulant Ballën në krye, por që në mesin e tyre nuk ftuan ish-ministren e Jashtme.

Brenda në sallën e homazheve Taulant Balla gjeti një grup tjetër socialistësh, atë të deputetëve të qarkut të Fierit të cilët hynë brenda në momentin që doli Spiropali.

Teksa minutat kalonin dhe pritej të fillonte ceremoniali shtetëror me fjalimet e personaliteteve, dhe pritej ardhja e Edi Ramës, deputetët e Fierit u larguan, dhe brenda qëndruan vetëm ata të Taulant Ballës.

Teksa socialistët hynin e dilnin në grupe, Erion Braçe preferoi të qëndronte me socialistët e vjetër jashtë sallës, pasi bëri nderimet e tij për Servet Pëllumbin.

Lajme të tjera |  “Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

Në mbyllje të ceremonialit shtetëror kishte më shumë ish-socialistë të larguar nga politika aktive sesa deputetë aktual të grupit parlamentar. (A2 CNN)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us