Asnjë fitore ndaj Elbasanit, Skënderbeu kërkon pikët “jetike” dhe të thyejë “tabu” ndaj verdhebluve

Elbasani dhe Skënderbeu do të përballen këtë të enjte për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 16:30.

Verdheblutë kërkojnë në shtëpi një 3 pikësh që do mbante gjallë shpresat për një vend në “Final 4”. Në krahun tjetër, korçarët e vendit të fundit janë në kërkim të pikëve jetike.

Megjithatë për Skënderbeun do të jetë tepër e vështirë, pasi këtë sezon Elbasani ka qenë një “mace e zezë” për ta. Në 3 ndeshjet e këtij sezoni, dy kanë përfunduar në barazim dhe një është fituar nga verdheblutë.

Statistikat dhe renditja aktuale favorizojnë Elbasanin, por në krahun tjetër korçarët janë të dënuar për të fituar.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us