Atentati me 2 viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Autori hapi zjarr me breshëri

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, ku autori ka hapur zjarr në mbientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Armando Pali, si dhe Liridon Kraja 31-vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës vetëm pak minuta pas ngjarjes. Sipas policisë, i plagosuri Erogen Vasos (Brajoviç), 43-vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe e plagosura 26-vjeçare me iniciale M. K. ka mbetur e plagosur lehtë.

Ndërkohë, autori është arrestuar gjatë një tentative për t’i ikur policisë, ndërsa gjatë ndalimit iu sekuestrua një armë zjarri automatike.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Njoftimi: 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us