Balla ironizon protestën e PD: Sot kishte edhe më pak krushq, njëri shpalli armiq edhe amerikanët

Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar me pjesëmarrjen e ulët në protestën e tretë radhazi të mbajtur sot nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.

Teksa ka postuar një foto nga protesta, Balla thotë se sot kishte edhe më pak “krushq”, ndërsa aludon se disa prej tyre mund të kenë qenë edhe të dehur.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet”, shkruan Balla.

 

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us