Barcelona fitoi titullin kampion, reagon për herë të parë Leo Messi

Barcelona u shpall kampione e Spanjës për herë të 28-të në histori. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi në transfertë përballë Espanyol, duke e fituar derbin me shifrat 0-2.

Ndërkohë që urimi për këtë titull kampion nuk ka munguar as nga legjenda e katalanasve, Leo Messi. “Pleshti” argjentinas ka reaguar në “InstaStory”, ku shkruan: “Urime!”.

Kujtojmë se 37-vjeçari ka luajtur me fanellën e Barcelonës plot 778 ndeshje. Në këto duele ku ka marrë pjesë, Messi ia ka dalë që të shënojë 672 gola dhe të asistojë në 303 të tjerë.

Barcelona fitoi titullin kampion, reagon për herë të parë

Reagimi i Leo Messit
Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us