Barcelona në telashe, UEFA gati të përjashtojë Lamine Yamal me shokë nga Champions-i

Pas humbjes ndaj Interit në gjysmëfinalet e edicionit të përfunduar së fundmi, Barcelona rrezikon përjashtim nga Champions League për sezonin e ardhshëm, raporton “The Times”, duke pretenduar se klubi katalanas ka shkelur rregullat financiare të UEFA-s për të dytin vit radhazi.

Tetorin e kaluar, klubi katalanas humbi apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për një gjobë prej 500,000 eurosh të vendosur për falsifikim të fitimeve të tij. “CAS” tha se sanksioni ishte i lehtë dhe e paralajmëroi Barcelonën se një shkelje e dytë do të rezultonte në sanksione më të ashpra.

“CFCB (Bordi i Kontrollit Financiar të Klubit) thekson se një shkelje e ngjashme nga klubi në procesin e monitorimit për sezonin 2023-24 do të përbënte një shkelje të përsëritur dhe një masë më e rëndë disiplinore do të merrej në konsideratë për Barcelona-n”. Sipas gazetës “Times”, kjo shkelje e dytë ka ndodhur vërtet, megjithëse ende nuk është specifikuar.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

UEFA do të publikojë detajet e ekipeve që nuk i kanë përmbushur rregullat financiare në javët në vijim, por sanksionet e mundshme janë tashmë të njohura, sipas gazetës britanike: ato mund të variojnë nga një numër të kufizuar lojtarësh të regjistruar në Champions, deri në një penalizim në fazën e grupeve ose, në rastin më të keq, një përjashtim total nga Champions-i e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us