Basha: Gati të shkoj në SPAK për “21 Janarin”, koha që ngjarja të hetohet pa asnjë ndikim politik

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se do të paraqitet në SPAK në rast se thirret për ngjarjen e 21 Janarit.

Ai theksoi se kjo do të ishte një detyrë për të përmbushur obligimin e tij ndaj ligjit, duke shtuar se hetimi i kësaj ngjarjeje është i nevojshëm dhe duhet të kryhet pa ndikime politike.

“Do të bëja detyrën time para ligjit me bindjen time që nuk është opsion, por detyrim.

Një ngjarje që duhet hetuar tërësisht pa asnjë ndikim politik. Ky moment i dhimbshëm rikthehet në institucione, sepse është keqpërdorur në mënyrën më ekstreme dhe makabër”, tha Basha në TCH.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us