Batuta dhe ironi mes opinionistëve të Big Bother, Ori dhe Arbri tregojnë kë kanë të preferuar brenda shtëpisë

Nuk kanë munguar batutat dhe ironitë mes dy opinionistëve të Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Oriola Nebiaj.

Të dy janë përplasur një moment, pasi kanë akuzuar njër-tjetrin se mbështesin disa prej banorëve.

Ori ka thënë se pëlqen Heidin dhe Julin, ndërsa Arbri ka pranuar se “ka xhan” Meritonin, megjithatë Ori ka sqaruar se pëlqimi ndaj një banori të caktuar, nuk do të thotë se detyrimisht e mbështet atë me opinione pozitive.

Pjesë nga diskutimi:

Arbër: Sikur të kishte një mendim ndryshe për Heidin, mirë do ishte

Ori: Unë s’jam aty brenda, jam këtu jashtë. Edhe ti ke xhan Meritonin

Arbër: Po e kam zemër xhan, nuk e mohoj

Ori: Heidin e pëlqej si lojtare

Ori: Unë se njoh Heidin

Arbri: As unë se njoh Meritonin

Ori: Meritoni jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi jeton në Itali

Arbri: Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar nuse

Ori: Unë e di që je batutaxhi

Arbri: Ti mund të mësohesh, je mundu se ke fillu poston ca TikToqe

Ledioni: Mos vallë doniu të futeni dhe ju brenda shtëpisë?!

Ori: Unë jam fanse e Julit dhe Heidit, dhe do të doja ta fitonte një nga të dy, më pëlqen dhe Romeo. Por të thuash që më pëlqen Heidi dhe opinionet e mija kanë qenë pro Heidit, kjo është e pavërtetë. Nuk e nxjerr unë Heidin në rregull, nëse do ta nxjerrësh gabim, ke Arbrin, e qan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us