“Bëhu serioz, lufta nuk është spektakël”, Macron kritikon Trump për qëndrimet që i ndryshon çdo ditë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se lufta në Iran kërkon një qasje “serioze” dhe jo qëndrime që ndryshojnë nga dita në ditë.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, Macron iu drejtua gazetarëve duke theksuar se situata është tejet kritike për t’u trajtuar me sipërfaqësi.

“Ky nuk është një spektakël (show). Po flasim për luftën, paqen dhe jetët e burrave e grave”, u shpreh ai.

Macron lëshoi një kunj të hapur ndaj mesazheve kontradiktore të administratës Trump, e cila gjatë konfliktit ka dhënë sinjale të përziera, herë duke pretenduar se armëpushimi është afër, herë se lufta është fituar, e herë të tjera se SHBA do të vazhdojë luftimet.

“Kur kërkon të jesh serioz, nuk thua çdo ditë të kundërtën e asaj që ke thënë një ditë më parë”, deklaroi udhëheqësi francez.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Në mbyllje të fjalës së tij, ai sugjeroi një qasje më të përmbajtur në komunikim: Mbase nuk duhet të flasësh çdo ditë. Duhet thjesht t’i lësh gjërat të qetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us