Eurodeputeti, Fredi Beleri flet pas lirimit
INTERVISTA E PLOTË:
Po festoni ndërkohë që keni humbur zgjedhjet në Himarë, ka vend për të shpresuar?
Beleri: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sepse pushteti ka vendosur që këtu të mos ketë zgjedhje. Zgjedhjet ishin bërë në 14 maj. Unë fitova në 14 maj dhe këto që zhvilluan tani në gusht ishin të paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, dekreti i presidentit. Vendimi i kryeministrit, i cili implikoi të gjithë mafien për të fituar zgjedhjet në fshat (Himarë).
Si e konsideroni veten të fituar apo të humbur? Çfarë plani keni si eurodeputet?
Beleri: Duhet të dini që liria është e shenjtë për çdo njeri de një ditë në burg nuk ja vlen nëse je padrejtësisht, do të luftoj nga një pozicion tjetër për këtë padrejtësi. Të jem eurodeputet është një nder i madh. Unë bëj pjesë në partitë popullore të BE-së dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin për padrejtësitë që bëhen në Shqipëri.
E prisnit lirimin në ditën e sotme? A festuat?
Beleri: Nuk kam bërë asnjë festë. Vendimi sot ishte politik ashtu si janë vendimet në Shqipëri. Do vazhdoj betejën ligjore në Strasburg. Për mua kjo çështje do të mbyllet në Strasburg dhe atje do të kërkoj të drejtën time dhe do të vërtetoj se jam burgosur padrejtësisht.
Për rezultatin e zgjedhjeve të Himarës, çfarë keni të thoni?
Beleri: Nuk duhet të ishin bërë. Qytetarëve iu mohua e drejta që të votonin. Nuk kam për të thënë gjë. Zgjedhjet ishin bërë në 14 maj 2023. Himara kishte kryetar bashkie.
Me Vangjel Tavon çfarë marrëdhënie do të keni? Do qëndroni në Himarë apo në Athinë?
Beleri: Në Bruksel dhe në Athinë. Me Tavon do komunikoj, edhe me Tavon edhe më këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës. Nuk besoj se Vangjel Tavo, nga mënyra sesi u përzgjodh, ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Mund të jetë kryetar i Bashkisë së ‘stërbaçit’, por jo i Himarës.
Do vazhdoni karrierën politikë në Shqipëri, do garoni në zgjedhjet e ardhshme?
Beleri: Sigurisht! Ju thashë që do shkoj në Strasburg.





