Ben Blushi njofton hedhjen në treg të librit të ri! Zbulon bisedat me botuesit: E para më tha s’ta botoj dot, s’më lë ai lart! E dyta u tmerrua, lexoi vetëm gjysmën dhe…

Shkrimtari i njohur, Ben Blushi ka njoftuar publikimin e librit të tij të ri në muajin nëntor.

Edhe pse nuk ka bërë ende të ditur emrin e veprës, Blushi ka intriguar lexuesit e tij me një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.  Ai ka rrëfyer bisedat me tre botues të ndryshëm, të cilëve u kishte dhënë dorëshkrimin e më pas të finalizuar hedhjen në treg të librit.

“Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart. Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj”, shkruan Blushi më tej ai shton: “Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër. Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist. Zgjodha të tretin”, thekson shkrimtari.

Mesazhi i plotë i Ben Blushit

NJË HISTORI E SHKURTËR E ROMANIT TIM TË RI

Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor.

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen,por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve.

Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë : para dhe pas tij. Shkrimtari i dytë tha duhet ta botosh patjetër dhe me cdo sakrificë.

Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart. Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj.

Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër. Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist. Zgjodha të tretin. Nuk e di a do më duhet një i katërt.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us