Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi publikon FOTON me ‘puro’: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! (Kreu i PD-së FSHIN postimin)

Tom Doshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PSD-së, Tom Doshi ka publikuar edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues

Reagimi i Tom Doshit:

Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi publikon FOTON me

Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e  jo mes paranojash”.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

Berisha shkroi sot se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK. Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.\

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Por pas reagimit të Tom Doshit ku shkruan se është në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha e ka fshirë postimin në facebook.

Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi publikon FOTON me

Denoncimi i Berishës:

Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi publikon FOTON me

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruante Berisha në postimin që e fshiu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us