Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit, duke kritikuar strategjinë dhe përbërjen e listës së kandidatëve.
Ai theksoi se PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe kritikoi liderët aktualë të partisë, duke sugjeruar që opozita duhet të mbështesë SPAK-un, pasi Struktura e Posaçme shihet si shpresë nga qytetarët
E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar. Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët.
Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme.
Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin. Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë.
Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve”, tha Sula në studion e News24.





