“Black Eagle”/ Nis gjyqi në Belgjikë me 40 të pandehur, ballafaqimi me 3 drejtuesit e rrjetit shqiptarë

40 persona do të dalin në gjyq sot para Gjykatës Penale të Brukselit për një çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimi filloi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasi të madhe acetoni, e cila ishte fshehur në një kuti. Çështja mori një dimension tjetër pas zbardhjes së të dhënave nga aplikacionit “SkyECC”. Aplikacioni i mesazheve u përdor nga kriminelët për të komunikuar fshehurazi. Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte “modus operandi” (mënyrën e punës dhe zakonet) të trafikantëve dhe të detajonte strukturën e organizatës.

Rrjeti kriminal, drejtues të të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare, të identifikuar me inicialet A.H., I.K. dhe A.I., dyshohet se kanë importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antwerpen. Sipas informacionit të mbledhur nga “RTBF“, droga ishte e fshehur si tul frutash. Po ashtu, u sekuestrua edhe një fuçi me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Kokaina e holluar në tul frutash

Trafikantët përdorën teknikën e hollimit ose ngopjes së drogës në produkte në dukje të padëmshme për të anashkaluar më lehtë kontrollet policore dhe doganore.

Anëtarët e organizatës, të quajtu “kuzhinierë” ose “kimistë”, ishin përgjegjës për nxjerrjen e kokainës dhe për t’i dhënë lëndës narkotike formën e shitjes në tregun ilegal, duke përdorur kimikate, si aceton. Hetimet bënë të mundur identifikimin e të dyshuarve kolumbianë, të sjellë në Belgjikë për të kryer punën e nxjerrjes së kokainës.

Disa persona të proceduar në këtë rast tashmë janë dënuar edhe në të kaluarën për trafik droge. Në një intervistë dhënë për “Moustique LaLibre” në fund të muajit mars, avokatja Nathalie Gallant ka analizuar gjyqin që hapet këtë 8 prill nën dritën e aferës “Encro”.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Gjyqi pritet të zgjasë disa javë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us