Braçe për tubimin para Kryeministrisë: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar sot për protestën që mbahet në Tiranë. Ai shprehet se nuk arsye që të jetë në protestë, të cilën e cilëson me “7-8 agjenda-disa primitive e shume te rrezikshme për këtë vend”, pasi ai vendin e ka në Kuvend dhe se i del partisë së tij përballë sa herë mendon se ka vend për kritika.

Braçe theksoi se do të vazhdojë të mbajë qëndrime kritike ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke kërkuar llogari, duke debatuar dhe duke propozuar zgjidhje për çështjet që, sipas tij, nuk po marrin vëmendjen e duhur.

Deputeti socialist sqaroi se nuk ka nevojë të bashkohet me protesta për të shprehur kundërshtitë e tij, pasi preferon t’i adresojë ato drejtpërdrejt brenda strukturave të partisë dhe përballë drejtuesve të saj.

Reagimi i Braçes:

UNE JAM SOCIALIST, NUK BEHEM I PAVARUR,

JAM PARTIZAN, JO NEUTRAL, MBAJ QENDRIME,

UNE JAM DEPUTET I ZGJEDHUR NE TIRANE, NUK JAM PREJ LISTES, KAM BERE DEPUTETIN, BEJ DEPUTETIN,

Lajme të tjera |  Dritan Goxhajn e sulmon dhe Sara Mila: E ke vendin në ferr, je anti-amerikan dhe mohues i gjakut shqiptar. Karikaturë gjeopolitike

DO VIJOJ TE BEJ DEPUTETIN, NUK DOREHIQEM!

DO VIJOJ TI RRI PERBALLE PARTISE SIME, DUKE THENE TE VERTETEN, DUKE KERKUAR LLOGARI, KRITIKUAR, DEBATUAR, KUNDERSHTUAR, PROPOZUAR, MIRATUAR ATY, SY ME SY E NGA CDO CEP I TERRITORIT QE MBULOJ SI DEPUTET; PRA NUK KAM NEVOJE PER PROTESTEN E NUK DUA KAPITAL POLITIK PREJ SAJ!

Askush nuk do ta besonte qe po te ikja nga grupi i PS, do isha i pavarur, edhe ata qe ma shkruajne kete; une jam ne PS prej themelimit, kam milituar ne te per 35 vite, kam jetuar ne te e punuar bashke me, bere beteja aty e prej aty, si socialist, duke mbajtur qendrime e pa qene kurre neutral, domethene i pavarur.

Nderkohe kam bere deputetin, bej deputetin e do vijoj te bej deputetin, jo vetem ne NJESINE 5, por ne te gjithe Tiranen. Nuk ka sot njeri ne njesine time qe se di ke ka deputet. Nuk sot njeri ne Tirane qe te mos dije qe une jam deputet i ketij Qarku. Nuk gjen njeri te thote qe deputeti nuk me ka ardhur ne njesi, lagje, bllok, rruge, rrugice, shesh poshte pallatit, qe te thote deputeti nuk me eshte pergjigjur, nuk me ka perfaqesuar ne Kuvend per hallet e shqetesimet e mia apo lagjes. Pra kam bere punen, bej punen, do bej punen, nuk dorehiqem e do respektoj 25 mije njerezit qe votuan e me besuan kete pune.

Lajme të tjera |  "Hezbollah është organizatë që Shqipëria duhet ta ketë zili" - Taulant Balla nxjerr një deklaratë të Dritan Goxhajt: Mos na bëni për budallenj...

Ne fund, doemos qe do vijoj ti rri perballe partise time per te verteta qe refuzon ti shohe apo i ka jashte cdo axhende per 1001 arsye, perfshi shperfilljen, perjashtimin apo arrogancen; kam hapesiren e mjaftueshme per ta bere kete pa asnje rezerve sic te shtunen, sy me sy me kryeministrin e qeverine. Pra nuk kam nevoje te jem ne protesten me 7-8 axhenda-disa primitive e shume te rrezikshme per kete vend, por e bej perballe e sy me sy duke qene i pergjegjshem, duke marre e kerkuar pergjegjesi!

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us