Broja merr vendin e Asanit, ja si pritet formacioni i Silvinjos ndaj Letonise

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë në grup me 5 pikë, dy më pak se Serbia që mban vendin e dytë.

Kryesuesja Anglia ka 12 pikë dhe duket e shkëputur pas katër ndeshjeve të para. Trajneri Silvinjo ka përcaktuar në pjesën më të madhe formacionin, me Strakoshën në portë dhe mbrojtje të përbërë nga Hysaj, Mitaj, Gjimshiti dhe Ajeti.

Në mesfushë do të luajnë Asllani, Shehu dhe Laçi. Në krahun e majtë të sulmit favorit është Hoxha, me Bajramin si alternativë.

Broja do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa në qendër po garojnë për një vend titullari Daku dhe Manaj. Ndeshja do të zhvillohet të martën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Broja merr vendin e Asanit, ja si pritet formacioni i Silvinjos ndaj Letonise

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us