Burri i ministres Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin, reagon Policia e Shtetit: I morëm dëshminë dhe ia kaluam Prokurorisë

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se burri i ministres Delina Ibrahimaj është arratisur jashtë shtetit, pasi kishte goditur me thikë një zyrtar të lartë duke i kërkuar që të jepte dorëheqjen.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ajo nuk u bë publike nga policia, ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi pesë muaj nga hetimet, duket se ende nuk ka asnjë urdhër ndalimi të lëshuar ndaj autorit të dyshuar.

Burri i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj dyshohet se qëlloi me thikë për shkak të detyrës drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK), Ari Koshaj. Kjo është e vërtetuar edhe me aktin e ekspertizës mjeko-ligjore që thotë se Koshaj ka dy prerje me thikë.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Megjithatë, policia thotë se ka vepruar në përputhje me ligjin, duke ia hedhur “topin” në këtë rast Prokurorisë së Tiranës, duke njoftuar se e ka referuar ngjarjen për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, ndaj Andri Ibrahimatj.

Njëkohësisht, policia konfirmon se Andri Ibrahimajt i është marrë dëshmia dhe është lënë i lirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për veprimet e Policisë së Shtetit, pas marrjes së një kallëzimi, sqarojmë se:

Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E.K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A.I. Shtetasit E.K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal u është marrë deklarim shtetasve A.I., E.M. e O.M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.I.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us