Çmenduria e Muçit në Turqi! Me Beshiktashin nuk është rastësi, shënon gola sa Asensio, Sane dhe Osimhen

Ernest Muçi po kalon momentin më të mirë në Turqi. Fantazisti i Kombëtares realizoi sot golin e radhës për Trabzonsporin, ndërsa përballë qëndron Beshiktashi.

Dhe pse nuk aktivizohet si sulmues, me gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit padyshim është lojtari i momentit. Po kaq gola në 16 javë janë shënuar nga Osimhen, Asensio dhe Sane.

Muçi qëndron i huazuar te Trabzonspori, pasi kartonin e tij e zotëron Beshiktashi. Mbetet për t’u parë nëse ekipi i Trabzonit do të paguajë 8.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us