Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante.
Brataj pohoi në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.
Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët. Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme.
Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”. Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.
“Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.





