“Dash Sula ndërtoi partinë në Peqin, PD ia vodhi”, Rama nga Elbasani: S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri, se gjeli i detit…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Dashnor Sulën pasi mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas kreut të PS, Sula punoi për të siguruar mbështetës në Peqin dhe PD ia shkatërroi duke i hequr mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e 11 majit.

Edi Rama: Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us