Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në “Aremën e Demave” ndaj Bylisit të Mirel Josës. Vlen të theksohet fakti se kjo ishte dhe ndeshja debutuese e trajnerit të ri Mladen Milinkoviç në stolin e të kuqve.
Të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke prodhuar shumë pak në fushën e lojës. Më të zhgënjyer nga ky test miqësor duket se kanë mbetur tifozët e kuq, të cilët presin më shumë nga skuadra e tyre.
Kjo gjë u pasqyrua dhe në komentet e shumta të tifozëve të Partizanit, në faqen zyrtare të klubit ku është raportuar edhe rezultati i kësaj miqësoreje.







