“Dënimi i Belerit ngrin perspektivat dypalëshe”/ “Kathimerini”: Presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj Athinës do të dyfishohet nëse…

Vendimi i Greqisë për të bllokuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në planet greke për të arritur një marrëveshje për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike detare që Athina shpresonte se do të shërbente si një plan për negociatat më të rëndësishme me Turqinë.

Presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj Athinës për të rishikuar qëndrimin e saj do të vazhdojë, duke qenë se Shqipëria ka zënë një pozicion si vendi më anti Rusi i Ballkanit dhe do të dyfishohet nëse qeveria greke ndjek këshillën e disa politikanëve për të vendosur sanksione dypalëshe.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Përkrahësit e sanksioneve pretendojnë se kryeministri shqiptar Edi Rama e sheh mbështetjen perëndimore si një licencë për të injoruar presionin grek.

Për herë të parë në vite, përfshirja edhe një herë në konflikte të gjata në Ballkan, është një mundësi reale, veçanërisht nëse nacionalistët mbizotërojnë në Maqedoninë e Veriut./ Nga Vasilis Nedos, Kathimerini

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us