Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Altin Dumanin si “kampion i anti-korrupsionit”, Blinken: Ka hetuar politikanë dhe grupe kriminale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar SPAK dhe drejtuesin Altin Dumani me titullin “kampion i luftës ndaj korrupsionit”.

Vlerësimi është dhënë sot në një deklaratë për media nga Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte mes dhjetë personaliteteve në mbarë botën që u vlerësuan për luftën ndaj korrupsionit në vendin e tyre.

Kjo ceremoni e përvitshme realizohet nga DASH me qëllim vlerësimin por edhe motivimin e luftës anti-korrupsion në mbarë botën.

Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” në Shqipëri.

“Altin Dumani që drejton një agjenci të re, ka ndjekur penalisht politikanë të lartë dhe grupe të rëndësishme kriminale. Është një nga institucionet më të besueshme në Shqipëri. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Blinken.

Lajme të tjera |  Rama për Euronews: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us