“Dhimbje koke” për Silvinjon, Gjimshiti u largua i dëmtuar në ndeshjen ndaj Milanit

Nuk kanë fund shqetësimet për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 59-të të ndeshjes kundër Milanit,  u zëvendësua për shkak të ndrydhjes në kyçin e këmbës së djathtë.

Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Atalantës në orët në vijim, për të përcaktuar kohët e rikuperimit të tij. Ky dëmtim i Gjimshitit, me shumë gjasa do ketë shkaktuar edhe “dhimbje koke” për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në prag të duelit ndaj Serbisë, më 7 qershor, ku dëshiron që të ketë në formë optimale kapitenin kuqezi, për të dhënë kontributin e tij të vyer.  

Dëmtimi i Gjimshitit, është një goditje edhe për skuadrën bergamaske, e cila ka humbur një lojtar kyç në mbrojtje në këto ndeshjet e fundit të ligës. 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shaqiri spektakolar në Zvicër, sulmuesi shqiptar udhëheq fitoren me goleadë të Baselit

Mbrojtësi shqiptar në këtë sezon të Serisë A është aktivizuar 28 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.  

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us