“Dhimbjen e kam përgjysmë”/ Flet për herë të parë babai i minorenit që dyshohet se v*rau Martin Canin, Perlleshi: Keni sulmuar një fëmijë!

Babai i minorenit i cili dyshohet se vrau Martin Canin pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit” ka rëfyer është shokuar për ngjarjen e se ndan dhimbjen me familjen e Canit. Perlleshi gjatë një interviste për Top Story fillimisht është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij, ndërsa i quan provokime dhe aludime të pabaza.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Në radhë të parë më vjen për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Zoti Perlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Perlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë të ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Perlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us