Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve në prag të Kupës së Botës 2026. Shqipëria ka zbritur në vendin e 65-të, duke u parakaluar nga Bosnja dhe Hercegovina pas humbjes 0-1 ndaj Izraelit në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran do të kenë mundësinë të rikuperojnë pikë në renditje nëse mposhtin Luksemburgun në miqësoren e radhës. Ndërkohë, Kosova ka ruajtur vendin e 78-të, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Çekisë.

Në krye të renditjes është rikthyer Argjentina, që ka lënë pas Francën. Spanja mban vendin e dytë, ndërsa Franca zbret në të tretin. Top 10-shja plotësohet nga Anglia, Portugalia, Brazili, Maroku, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us