“Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në BE”, ambasadori i BE në Tiranë takohet me Ramën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, duke e vendosur bisedën e parë mes tyre në rrafshin e aspiratave të integrimit shqiptar në Union.

Ndër të tjera ai shprehet se është diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.”, u shpreh ai.

Lajme të tjera |  Fatmir Xhafaj flet për Veliajn: Proces jo i drejtë hetimor ndaj tij, faqet e vendimit nuk bindin askënd që ndaj tij duhej "Arrest me Burg"!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us