Dopietë në Champions, bomberi i Kombëtares “sfidon” sulmuesin serb

Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj e ka rritur “kurbën” e formës, teksa së fundmi shënoi dopietë në Champions League e Azisë, takimi mes Al Sharjah – Al-Gharafa 4 – 3. Pas këtij dueli, bomberi lushnjar është përzgjedhur “Lojtari i Ndeshjes”.

Impakti i Manaj në ekip është i madh, ndonëse ka pak kohë që është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në rrjetet sociale të “Champions League Asia”, shqiptari 28-vjeçari gjendet përkrahë lojtarëve të tjerë që spikatën në ndeshjet e para të këtij kompeticion, ku nuk mungonë as sulmuesi serb Dusan Tadic apo ish-mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez.

 

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us