Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook, lidhur me dorëheqjet masive të kryetrarëve të njësive administrative dhe nënkryetarëve në bashkitë e vendit tonë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tyre.
Sipas saj, ajo që po ndodh me bashkitë dhe show-n e radhës të maxhorancës është një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore.
“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë,” – u shpreh Tabaku.





