Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron SPAK: Erion Veliaj rezulton i padënuar në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar duke përgënjeshtruar deklaratën e SPAK, që tha se gjendja gjyqësore e Erion Veliajt si “i dënuar” kishte ardhur nga certifikata e dërguar prej tyre.

Në një reagim për mediat, Drejtoria e Burgjeve thotë se Veliaj rezulton i padënuar në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore.

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us