“Dua dhe unë një burrë”, Egla Ceno zbulon kërkesat: Të jetë i padepiluar

Egla Ceno është një nga personazhet më të komentuar gjatë edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’, teksa aktorja ka ditur të marrë vëmendjen e publikut me debatet që ka bërë.

Këtë herë, aktorja i ka habitur të gjithë me kërkesën e saj. Gjatë një bashkëbisedimi me Sarën dhe Bardhin, ajo tha se do një burrë në ‘Big Brother VIP’, i cili duhet të jetë i pa depiluar dhe i pa lyer.

Kjo deklaratë e Eglës, shkaktoi të qeshura tek Bardhi dhe Sara.

Biseda:

Egla: E pyeta (Silvin) pasi u çua nga debati me Erjolën: Të pëlqen me të vërtetë. Po tha. Unë e kam thënë, avash avash, në atë rrugë jemi

Bardhi: Ishalla nëse e ka qëllimin e pastër dhe bëhen bashkë

Egla: Dua edhe unë një burrë këtu

Bardhi: Këtu duhet ndërruar formati

Sara: Egla si e do?

Egla: Një burrë…

Sara: Ta porosisim tek dhoma e rrëfimit. Të lutem më jep karakteristikat

Egla: E dua burrë! Të jetë i padepiluar, i pa lyer

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us