Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares! Braziliani i “pret biletën” trajnerit serb

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh ndaj Serbisë. Teksa shprehu emocionet e tij, Duka vlerësoi edhe lojën e Kombëtares duke thënë se çunat dhanë maksimumin e tyre dhe në fund ajo që ka rëndësi është fitorja. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria ka bërë më shumë se gjysma e rrugës drejt Botërorit, por ka ende punë.

“Jemi në ekzaltimin e festës, nuk mbaj mend çfarë i kam thënë… Ka qenë një rezultat i mirë, sportivisht i domosdoshëm. Çunat dhanë maksimumin. Akoma s’jemi gjysma e rrugës.”, u shpreh Duka.

I pyetur për Sylvinhon, Duka tha se kanë qarë të dy, para se të takonin çunat. Presidenti la të kuptohet vazhdimin e Sylvinhos në stolin e Kombëtares.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

“Një skuadër fituese nuk diskutohet, një trajner fitues nuk ndërrohet.”, deklaroi Duka.

Nga ana tjetër, pas disfatës në shtëpi kundër Shqipërisë, trajneri i Kombëtares serbe Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen. Tekniku serb, deklaroi në konferencën për shtyp, se nuk do të jetë në stolin e kombëtares së tij, për duelet e ardhshme.

“Kisha në bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt. Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkovic.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us