“Duro… se ka Zot!” Xhuliano Skuka “godet” Partizanin?! Reagimi misterioz nga sulmuesi dibran

Ka kaluar më shumë se 1 muaj nga ndeshje e fundit që sulmuesi Xhuliano Skuka ka zbritur në fushën e blertë. Janë 5 ndeshje që ai i shikon ndeshjet si “spektatorë”, ndërsa fillimisht u tha se kishte dëmtim.

Ndaj Tiranës në derbi, Skuka u pa në stol,  por nuk u inkuadrua për asnjë minutë në ndeshje, kurse ndaj Flamurtarit nuk u gjen as në stolin e rezervave.

Për të “trazuar më shumë ujërat”, sulmuesi dibran ka shpërndarë “story” me mesazh të “koduar” në Instagram. Konkretisht, postimin e hoxhës Ahmed Kalaja, ku bie në sy fraza:

“Duro… se ka Zot!!” Kjo qasje bën të kuptosh se 27-vjeçarin diçka e “mundon”, e ku mund të jetë “goditje” edhe për mënyrën se si po trajtohet te “Demat e Kuq”, mungesa e minutazhit, sikurse jo roli protagonist.

“Duro… se ka Zot!" Xhuliano Skuka “godet”

“Story” i Xhuliano Skukës
Lajme të tjera |  Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us