E BUJSHME/ 500 mijë euro! Nga Ilir Daja te Kombëtarja, mesfushori i Shqipërisë firmos me klubin e Premier League

Nazmi Gripshi është futbollisti më i ri i Rubin Kazan, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Fantazisti 28-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Astana, për të nisur një aventurë të re në Premier League ruse.

Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Rubin Kazan ka shpenzuar 500 mijë euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 2.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Kujtojmë se tek ekipi i ri, Gripshi do të gjejë një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun. Vlen të përmendet se Gripshi debutoi me Kombëtaren shqiptare, pikërisht vitin e shkuar.

Në të shkuarën, 28-vjeçari ka luajtur me Teutën, Skënderbeun dhe Ballkanin. Pikërisht tek këta të fundit, ka pasur trajner Ilir Dajën, duke u shpallur edhe kampion në Kosovë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us