E BUJSHME/ Kritika pafund për marrëveshjen me Pirlon, Federata italiane merr VENDIMIN drastik

Andrea Pirlo nuk do të jetë trajneri i ri i Italisë. Kështu është vendosur nga Federata italiane që i ka dhënë fund edhe kësaj piste, ndaj dhe 47-vjeçari mund të quhet praktikisht jashtë planeve për t’u ulur në stolin e kombëtares, pavarësisht akordit në parim për hedhjen e firmës.

Siç raporton gazetari Matte Moretto, shkak i kësaj zgjedhje të vështirë janë bërë kritikat që mbërritën në adresë të federatës, pra për arsyet politike, pasi Pirlo rezultoi të ishte nën kontratë me një kompani bastesh në Rusi dhe lidhje me Putinin.

Ndaj dhe tek Italia, vendosën që me Pirlon mos të vazhdojnë më tej dhe të ndjekin të tjera alternativa si Roberto Mancini dhe Antonio Conte, të cilët mbeten pjesë e planit për t’i kontaktuar.

Lajme të tjera |  U transferua te Partizani si pasues i Tedi Carës, sulmuesi 22-vjeçar “detyrohet” nga trajneri Bratu të nisë bisedimet me kuqezinjtë

Më herët, Italisë i thanë “JO” Pep Guardiola si dhe Carlo Ancelotti, ky i fundit nën kontratë me Brazilin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us