E BUJSHME/ Mario Mitaj shumë pranë gjigantit italian, gati të luajë në Champions League

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat italiane janë “bombastike”. Përtej Adriatikut, thuhet se mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj është shumë pranë transferimit te ekipi i Romës.

Trajneri Gasperini po shtyn që marrëveshja të finalizohet sa më shpejtë. Klubi kryeqytetas është gati të paguaj 10 milionë euro te Al-Ittihad, të cilët zotërojnë kartonin e shqiptarit.

Intreresante është se Roma do të luaj sezonin e ardhshëm në Champion League, çka do të thotë se për Mitaj do të jetë shansi i madh për të treguar veten në kompeticionin më elitar për klube në kontinentin e vjetër.

Mbrojtësi i majtë është 22 vjeç dhe vlen 5.5 milionë euro sipas “Transfermarkt”, kurse me Kombëtaren numëron 30 prezenca

Lajme të tjera |  “I lumtur dhe krenar për lojtarët”, Luis de la Fuente e pranon: Fitorja kushton shtrenjtë! Pritjet e Dibu Martinez? Ishin të shkëlqyera, por ia dolëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us