Të mërkurën luajnë shanset për kualifikim përballë rivalit slloven, Egnatia gjithë “sy e veshë” te shorti i Championsit për raundin e tretë

Këtë të hënë, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e tretë të kualifikueseve të UEFA Champions League, aty ku Egnatia si kampione e Shqipërisë do të mësojë edhe kundërshtarin që do e presë, në rast se kalon me sukses sllovenët e NK Celje.

Ky event do të nisë prej orës 12:00 dhe të gjithë në kampin rrogozhinas do të jenë sy e veshë për t’u njohur se me kë do të përballen në këtë rrugëtim evropian, ku fillimisht duhet kaluar edhe “pengesa” e dytë.

Kujtojmë se sfida e Egnatias me NK Celjen do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, ndërsa ajo e kthimit më 28 korrik, të martën në Slloveni.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nga PAOK te Dinamo Kiev! Short ferri për Dinamon në Europë, e shpëton vetëm një çift te turi i tretë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us