“E dimë si luan Egnatia”, trajneri Gvozdenoviç beson tek Elbasani: Pas ndeshjes të festojmë pak

Ivan Gvozdenoviç ka folur para sfidës që Elbasani do luajë me Egnatian. Ky takim është rezervuar nesër(17 maj) në stadiumin “Air Albania”, prej orës 19:00.

gvozdenovic

“Nesër në Final Four, jemi shumë të lumtur dhe gati. Kemi përballë një skuadër si Egnatia. Skuadër shumë e mirë, kemi shumë respekt për Egnatian. Nëse jam i saktë, tani është hera e shtatë kundër Egnatias. Ne dhe ata e dimë si mund të luajmë. Por ne jemi gati, jam i sigurt se nga nesër çdo ndeshje do vendoset nga një detaj. Ne jemi gati, çunat janë në rregull dhe do presim deri nesër në ndeshje.

Nuk mund të flasim shumë tani për gjërat taktike.

Kemi folur shumë me lojtarët në këto 3-4 ditë. E dinë se për çfarë do luftojmë, e dinë çfarë është objektivi i klubit dhe çfarë është fanella e Elbasanit. Nuk dua të flasim shumë, më mirë flasim nesër në fushë. Jam i sigurt se çunat do japin maksimumin në fushë dhe pastaj pas ndeshjes, do zoti të gjithë bashkë të festojmë pak. Nuk kemi vetëm një ndeshje, por tre në Final Four.

Lajme të tjera |  Erdhi nga stoli për të shënuar golin vendimtar ndaj Argjentinës, Ferran Torres në “qiellin e shtatë”: Kjo fitore u përket të gjithëve, tani dua të shijoj Kupën

Preferencë te ndeshja Vllaznisë? Jo, nuk shikoj kundërshtarët. Jemi të përqëndruar për punën tonë. Dhe kjo është situata”, u shpreh Gvozdenoviç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us