E “dogji” në stol, ish-trajneri i Besiktas s’bën pas për Ernest Muçin: Nuk kam gabuar, të bëhet edhe kometë po të dojë

Sergen Yalcin vazhdon të ushqejë të njëjtin mendim për Ernest Muçin, edhe pse nuk është më pjesë e Besiktas, pas vendimit të klubit për ta shkarkuar nga pozita e trajnerit.

Në një intervistë të dhënë për “KAFA Sports”, i pyetur nga gazetari mbi trajtimin që i bëri sulmuesit të Kombëtares, Yalcin s’i kurseu aspak mendimet e tij për pogradecarin, duke thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë.

“Nuk mendoj se kam gabuar për Muçin. Çfarëdo që ai të bëjë, është i lirë ta bëjë; nuk është lojtari im. Mund të bëhet edhe kometë po të dojë. Nuk është lojtar i keq, ka shkëlqyer te Trabzonspori, por siç ju thashë, nuk është lojtari im”, ishin komentet e Yalcin.

Lajme të tjera |  Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

Sulmuesi shqiptar u ble nga “Shqiponjat e Futbollit” për shumën e 8.5 milionë eurove pas përfundimit të sezonit në Superligën turke. Megjithatë, gjithnjë sipas asaj çfarë raportojnë mediat në Turqi, Muçi mund të largohet sërish, në rast të një oferte që do të ndryshonte mendjen, si të futbollistëve, ashtu sikurse të vetë klubit nga Trabzoni.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us