“E kemi përgatitur derbin me qetësinë më të madhe”, Përgjoni i fton tifozët në stadium: Tifozeria jonë e zjarrtë na ndihmon

Florian Përgjoni ka folur mbi derbin e shumpritur pas intervistës së teknikut Magani. Lojtari i bardhebluve është i lumtur për rikthimin e tifozerisë, po ashtu si trajneri. Duket qartë nga fjalët e të dyve se objektivi i tiranës është vetëm fitorja në derbi kundër Partizanit.

“E kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër. Jemi të qetë. Duhet të fitojmë ndeshjen.

Tifozeria jonë e zjarrtë na ndihmon. Rikthimi para derbit është diçka shumë e rëndësishme. Na ndihmojnë shumë me entuziazmin që na japin. Është kryesore prania e tyre. Shumë pozitive.

I ftoj të jenë sa më të shumtë dhe të na përkrahin.”, u shpreh Përgjoni.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us