E KRYER/ Chelsea gjen trajner, vjen firma me ish-in e Real Madrid

Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi anglez dhe 44-vjeçari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nisur një bashkëpunim.

I njëjti burim raporton se Alonso do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. “Timonieri” spanjoll do të jetë në Londër javën e ardhshme për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Kujtojmë që së fundmi Alonso ishte trajner i Real Madrid, teksa u shkarkuar në muajin janar. Tashmë, tekniku spanjoll është gati për aventurën e re, me “Blutë e Londrës”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Humbja në finale shkakton pasoja te Argjentina, vjen deklarata “rrufe”: Do largohem nga kombëtarja në…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us