Jurgen Klopp do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë. Gjithçka është kryer mes Federatës gjermane të Futbollit dhe vetë 59-vjeçarit i cili ka vendosur të pranojë ofertën e drejtuesve dhe pritet të lë shumë shpejt detyrën e tij aktuale pranë grupit Red Bull.
Kontrata që do të nënshkruajë Klopp është me terma afatgjatë, por pa specifika konkrete mbi detajet.
Kështu, për ish-trajnerin e Liverpool dhe Borussia Dortmund do të nisë një tjetër cikël i ri, këtë herë në drejtimin e Kombëtares, objektiv i hershëm ky nga Jurgen Klopp.





