E KRYER/ I padëshiruar te Partizani, mesfushori i kuq huazohet te rivalët e Superiores

Adnard Mehmeti do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Ashtu siç raportoi “Newsport.al” disa orë më parë për bisedimet mes palëve, tashmë akordi është gjetur dhe operacioni do të kryhet me sukses.
Mesfushori 25-vjeçar do të largohet nga Partizani dhe do të huazohet te rivalët e Superiores. Siç dihet, pejani ishte i padëshiruar nga trajneri i ri Florin Bratu, ashtu si dhe ish-i Oltijon Kërnaja.
Tashmë, për Mehmetin do të nisë një aventurë krejtësisht e re me shkodranët. Kujtojmë që ky është ekipi i 3-të për 25-vjeçarin në Shqipëri, pasi më herët ka luajtur edhe me Erzenin.

Lajme të tjera |  Partizani i tij mposhti pastër Skënderbeun, trajneri Bratu: Rregulli i FSHF-së?! Mos të harrojmë se jemi...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us