E KRYER/ Merr fund “telenovela” e Sherif Kallakut, mesfushori lë Vllazninë dhe bën rikthimin e bujshëm

Sherif Kallaku do të jetë futbollisti më i ri i Teutës. Mesfushori 28-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Vllazninë, për t’u rikthyer edhe një herë në Durrës.

Gjithçka është e kryer dhe futbollisti pritet të bashkohet me ekipin e Edlir Tetovës nga momenti në moment. Kujtojmë se lajmi për bisedimet mes klubit durrsak dhe Kallakut u raportua nga “Newsport.al” që më 17 qershor.

Edhe pse në fillim drejtuesit shkodranë nuk e kishin në plan ta lejonin të largohej, madje u zyrtarizua edhe rinovimi për një tjetër vit, pas shumë bisedimeve kanë bërë “pas”, duke mos e penguar në karrierë 28-vjeçarin.

Kujtojmë se për Kallakun, ky është një rikthim në Durrës. Ai ka luajtur më parë në vitet 2018-2020 dhe më pas në vitin 2021, një periudhë të shkurtës. Ai u rikthye përsëri në vitin 2023, duke luajtur gjysmën e dytë të sezonit.

Pikërisht me skuadrën e Teutës, që asokohe drejtohej nga trajneri Edi Martini, mesfushori ka qenë protagonsit në titullin e fituar, në sezonin 2019/2020.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Ka fituar gjithçka në karrierë, por ëndrra Botëror mbeti thjesht iluzion! Ronaldo shpërthen në "lot" pas eliminimit nga Spanja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us