E KRYER/ Skënderbeu e shiti 350 mijë euro, sulmuesi afrikan me nënshtetësi shqiptare arrin akord me pretendentët e Superligës

James Adeniyi do të jetë futbollisti më i ri i Boluspor. Sipas mediave turke, ulmuesi nigerian ka vendosur të largohet nga izraelitët e Hapoel Petah Tikva, për të nisur një aventurë të re në Ligën e Parë turke.

Kujtojmë se sulmuesi 33-vjeçar është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Ai ka luajtur me ekipe si Bylis, Tomori, Laçi dhe Skënderbeut, madje ka edhe nënshtetësi shqiptare. Korçarët e shitën në vitin 2018 për 350 mijë euro te FK Gabala në Azerbajxhan.

Përsa i përket aventurës së re me Boluspor, nigeriani shihet si afrimi i duhur për t’u rikthyer në Superligën turke. Boluspor është ende në garë, pasi mund të sigurojë elitën nëpërmjet rrugëtimit të “play-off”.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us